Pedri dhe Spanja do të përballen sonte me Gjermaninë e Gundoganit në çerekfinalet e Euro 2024. I riu u pyet për Gundogan, me këtë të fundit që kritikoi mentalitetin e lojtarëve të Barçës gjatë kolapsit të sezonit të kaluar.
“Gjërat janë zmadhuar nga jashtë. Ata duan të të shkatërrojnë në çdo mënyrë. ‘Gundo’ është një lojtar spektakolar dhe shumë i sinqertë. Është më mirë të flasim për gjërat dhe të mos heshtet. Kur humb, nuk ke pse qesh dhe feston. Kur humbasim ne jemi të inatosur dhe unë përpiqem të kërkoj zgjidhje,” ”, këmbënguli Pedri.
Pedri u pyet edhe për përballjen me mbrojtësin gjerman të Real Madridit, Toni Rudiger.
“Ai është një qendërmbrojtës i fuqishëm dhe shumë i mirë, por nuk keni frikë prej tij. Pickimet më duken si mungesë respekti sepse dhemb dhe është e bezdisshme,” tha Pederi për “Marca”.