Gruaja rreth të pesëdhjetave, mbi të cilën sot pasdite ra një dru në afërsi të “Universitetit Evropian”, është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.
Ekipi ynë me ndihmën e zjarrfikësve e nxorri jashtë. Ajo nuk kishte lëndime të dukshme të jashtme. Ajo u ankua për dhimbje të shpinës dhe trupit, pas së cilës u dërgua në një klinikë për vëzhgim. Duhet të bëhen analiza për të parë nëse ka ndonjë frakturë, deklaroi Panov.
Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se për shkak të erës së fortë, pasditen e sotme ka rënë pemë në disa lokacione përreth kryeqytetit të vendit.