Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave
Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa
informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.
“Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e
mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet.
Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara
gjatë procedurës së deritanishme.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së
Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të
hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të
lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e
kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer
konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast.
Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i
Akreditimit anuloi Aktvendimin me të cilin akreditohet projektit për themelimin e fakultetit,
ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi Aktvendimin për fillimin e punës, të sjellur
nga ministri paraprak”, thuhet në njoftimin e MASH-it.
Data 02.07.2024
Aktuale
- Klubi i madh turk interesohet për Ardian Ismajlin
- Limani – Toshkovski: Do të hapen linja të veçanta në pikat kufitare që do të shfrytëzohen vetëm nga mërgimtarët
- Qeveria i shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore
- Akoma asnjë detaj nga vrasja e një ditë më parë në Batincë, policia vazhdon hetimin
- Dyshohet se humbi pasurinë për shkak të skandalit me mikrokreditë! Konsumoi fotoksinë përpara SPAK-ut, 63 vjeçari kërkoi takim me prokurorët
- Gruaja, mbi të cilën ra një dru në Shkup, është jashtë rrezikut për jetën
- Chelsea vazhdon përforcimet, ia merr një lojtar Leicesterit
- Piu helm jashtë dyerve të SPAK-ut, transferohet në gjendje kritike drejt spitalit, detajet e para mbi ngjarjen e rëndë