Njoftimi zyrtar mbërriti të martën: Daniele De Rossi rinovon kontratën me Romën. Trajneri i verdhekuqve ka firmosur me skuadrën e jetës së tij deri në vitin 2027.
Gjatë këtyre tri viteve, objektivat do të vijnë duke u rritur në vazhdën e punës së nisur nga Jose Mourinho, të cilin e zëvendësoi gjatë sezonit të kaluar. Ai e njeh shumë mirë mjedisin Trigoria, element që kontribuan në paraqitjen e mirë në pankinën e skuadrës së kryeqytetit.
Të gjithë numrat flasin për të. Në 20 ndeshjet në të cilat u thirr për të drejtuar Romën, arriti 17 rezultate radhazi pozitive. Nga të cilat 13 fitore dhe katër barazime, mes kampionatit dhe kupave, që e afruan skuadrën pranë zonës së Champions League dhe në gjysmëfinalen e Europa League, të cilën e humbën kundër Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos.
Edicioni i sotëm i “Il Messaggero” ka publikuar disa detaje. Trajneri do të fitojë një pagë prej 10 milionë eurosh për tre vjet për rreth 3.3 milionë euro në sezon. Mund të mos jetë shuma e fituar nga Mourinho, por është një kontratë e shkëlqyer që do të ndihmojë në planifikimin e së ardhmes në funksion të takimit të caktuar në Trigoria më 8 korrik.