Roma është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ri, pasi aktualët kanë dëshpëruar.
Në fakt Giallorosët kanë pasur tre mbrojtës të krahut të djathtë sezonin e fundit, por asnjëri nga ta nuk ka bindur.
Rasmus Kristensen, Zeki Celik dhe Rick Karsdorp që të tre pritet të largohen nga Giallorosët gjatë verës.
Objektivi kryesor i Romës për krahun e djathtë të mbrojtjes është italiani Raoul Bellanova që ka shkëlqyer sezonin e fundit me fanellën e Torinos.
Granata e vlerëson rreth 25 milionë euro yllin e tyre, shumë që po konsiderohet e lartë nga Roma.
Sipas asaj që ka raportuar Corriere dello Sport, Roma pritet ta mbyllë këtë marrëveshje duke e dërguar talentin e saj Nicola Zalewski te Torino dhe duke i ofruar klubit edhe 10 milionë euro të tjera.