Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkeluar Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.52 vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.
Përmes një postimi në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter, Wikilekas tha se zoti Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat. “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.Zoti Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan.
Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi.
Një përfaqësues ligjor i zotit Assange nuk pranoi të komentonte.