Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Kroacisë, ku dha edhe asistin e golit të parë. Në deklaratën e dhënë pas barazimit 2-2, sulmuesi i djathtë i Kombëtares u shpreh:
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.
Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët.
Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”, theksoi Asani. /SS/