Ministri i i ri për transport dhe lidhje në qeverinë e VMRO-DPMNE-së do të jetë Aleksandar Nikolovski i cili në atë pozitë vjen nga vendi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe është njëri prej personave më aktiv në ekipin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Njohësit e rrethanave thonë se ndarja e tij e pozitës transport aspak nuk është naive sidomos kur kihet parasysh se në masë të madhe janë bllokuar projektet milionëshe, ndërsa shtesë e kësaj është edhe planifikimi për një bum të madh infrastrukturor të qeverisë së re.
Aleksandar Nikollovski ka lindur në Ohër në vitin 1984, ndërsa ka përfunduar Fakultetin Juridik. Ai në VMRO-PMNE ka hyrë qysh i ri, ndërsa fillesat e para në diskursin publik i bënë si kryetar i unionit të nxënësve të shkollave të mesme i cili në të njëjtën kohë kërkonte reforma në arsim në qeverinë e Crvenkovskit.
Më vonë u bëhet njeriu i parë i Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE-së dhe praktikisht udhëheq me rininë e kësaj partie deri në ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe formimin e qeverisë të Nikolla Gruevskit ku ai u bë edhe deputet në disa mandate.
Njerëzit që e njohin thonë se ai është një politikan i palodhur i cili tërë fokusin e ka të orientuar drejt angazhimeve dhe proceseve politike.
Ai është nënkryetar i VMRO-DPMNE-së prej kur me partinë udhëheq Hristijan Mickovski.
Është e dukshme se është aktiv edhe në sferën ndërkombëtare ku është pjesë e Këshillit të Evropës ku ka qenë edhe raportues për disa procese zgjedhore në pjesën e plotësimit të obligimeve që shtetet i kanë ndërmarrë ndaj Këshillit të Evropës, deri në pjesën e respektimit të drejtave themelore të njeriut, sundimit të drejtës, luftës me krimin dhe korrupsionin, reformat zgjedhore si dhe vënien e një shteti funksional dhe juridik. Këshilli i Evropës e rizgjodhi Aleksandar Nikollovskin edhe për raportues kryesor për ndërprerjen e dënimit me vdekje.
Ai para dy vitesh u zgjodh edhe për nënkryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Kuvendin e Këshillit të Evropës, derisa Grupi i Brukselit “Miqtë e Evropës” (“Friends of Europe”) e zgjodhën Aleksandar Nikolovskin si njërin prej dyzet personave më me ndikim në Evropë nën moshën 40 vjeç.
Cka po trashëgon Nikolovski?
Autostradën Kërçovë-Ohër e cila shtatë vite është e bllokuar ndërsa duhej që të përfundonte para katër viteve, hekurudhës së bllokuar dhe të pandërtuar për në Bullgari, si dhe pjesë nga autostradat për në Prilep, Kosovë, ndërtimi i të cilave po zhvillohet ngadal me probleme të rënda dhe pengesa që është vetëm pjesë të cilën Nikollovski po e trashëgon nga Qeveria paraprake.
Njëherit ajo që mund të shikohet nga programi i VMRO-DPMNE-së Platforma 1198 është përkushtimi i fuqishëm drejt krijimit të një bumi infrastrukturor. Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër, pjesë të lidhjes me Prilepin si dhe Prilepin dhe Manastirin. Negociata me Behtel dhe Enka si dhe tërheqje e maksimumit në ndërtimin e korridoreve për të cilat qeveria paraprake veçse ka ndërmarrë detyrime. Si dhe realizimi i një hekurudhe super të shpejt, përfitime nga milijardat e paralajmëruara ku do të ketë investime në infrastrukturë dhe një sërë projektesh kapitale që janë në listën e prioriteteve të Nikollovskit.
Njëherit, ai nga ky pozicion do të jetë edhe zëvendës kryetar i Qeverisë ku do të ketë ndikim edhe ndaj proceseve të cilat politikisht do të realizohen në vend. Vlen për një njeri shumë aktiv në politik si dhe një bashkëpuntor lojal politik.
Përndryshe, Nikollovski është baba i Josifit të vogël të cilit së bashku me gruan Aleksandara u gëzuan gjatë muajit maj të vitit të kaluar.