Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me sende të forta në Shkodër.
Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi me iniciale E. D., 49 vjeç, ka pësuar dëmtime fizike pas një sherri, dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sakaq, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.