Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tregoi në një prononcim për “Corriere della Sera”, se si së bashku me Roberto Mançinin zbuluan Dimarkon, teksa ai ishte pjesë e të rinjve të Interit. I kthyer pas në në kohën kur ishte asistent i Roberto Mançinit tek Inter, Silvinjo rrëfeu:
“Isha gati të largohesha. Ka ardhur në dhjetor Mançini, më ka kërkuar këshilla edhe pse nuk kam luajtur shumë. Në fund të sezonit më kërkoi të qëndroja në staf, pa tek unë karakteristikat e duhura për këtë punë. Por unë nuk isha gati, doja të kthehesha në Brazil dhe ai e kuptoi. Në dhjetor 2014, megjithatë, ai më thirri tek Inter dhe erdha në Milano.
Milano është i bukur, ka mbetur në zemrat tona. Djali im tani luan futboll në një universitet amerikan, vajza ime po përfundon studimet në Madrid: flasin italishte të përsosur.
Mançini? Kam marrë shumë, ai është një menaxher i mrekullueshëm, i njeh lojtarët, ka personalitet, lidership, qetësi. Shpresoj se i kam dhënë diçka.
Sfida ndaj Italisë- Spaleti është një nga më të mirët, pres një Itali shumë të organizuar, të ashpër, të fortë në tranzicion, e cila nëse është e nevojshme mbrohet me 11 dhe kundërsulmon me 7, shumë e ashpër në situatat një me një, me bazën e Interit. Ndryshime në krahasim me 2021? Është një proces natyral.
Veteranët si Bonuçi dhe Kielini mungojnë, por Italia ka përvojë, aftësi, posedim, një ndjenjë konkurrence. Është e gjitha aty. Dhe përveç kësaj është Barela, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm. Pres që ai të luajë.
Kë do doja të stërvisja? Është dikush që kam trajnuar. Mançini donte një djalë nga ekipi i të rinjve që luante gjërësisht në të majtë. Ai ishte Dimarko.
Asllani është rritur shumë dhe është i fortë në kokë. Ai e kuptoi se jeta nuk jep asgjë falas”, deklaroi Silvinjo.