Një banesë e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë i ka marrë jetën një të moshuari që ndodhej brenda.
Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë. Gjithashtu polica po merr në pyetje banorët e lagjes.