Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe që dëshmojnë ndërhyrje të rënda në organizimin e brendshëm të Bosnjës.Më herët, edhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë tha se konkluzionet e miratuara në “Kuvendin gjithëserb” paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit – me të cilën u krijuan dy entitete të Bosnjës: Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – dhe institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.Deklarata përmend edhe Kosovën si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”./REL
Data 08.01.2026
Aktuale
- VIDEO/ Vijojnë flakët e zjarrit në tregun e rrobave në “5 maji”! Evakuohen banorët e pallateve përreth, pronarët e bizneseve në panik
- Ministria e Brendshme në aksion për të larguar pengesat në rrugë dhe normalizimin e trafikut
- Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë
- Nikolloski: Të gjitha rrugët në nivel shtetëror janë të kalueshme
- Hetim dhe paraburgim kundër dy bullgarëve, vidhnin kartela bankare dhe portofole të qytetarëve në Shkup
- PAMJE/ Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu i rrobave në lagjen “5 maji”
- Zbuloni dobësitë tuaja: Cila është pengesa që ju ndalon të arrini suksesin?
- FOTO/ Situatë kritike në Fier, çahet argjinatura e Ferrasit, rrezikohet dhe jeta e banorëve! Kërkohet evakuimi me urgjencë, ujërat vërshojnë në fshat dhe…


