Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian. Ministri i Drejtësisë formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues.
Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organi/trupat që do të veprojnë dhe të drejtën në ankesë.
Gjithashtu, në Strategji është paraparë të veprohet në përputhje me rekomandimet e raportit të Misionit Vlerësues të Këshillit Gjyqësor. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Risitë më të rëndësishme të propozuara në Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat bazohen në udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, janë:
1. Në shpalljen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit, propozimet e tyre për anëtar të japin:
-Konferenca ndëruniversitare, me kandidatë nga radhët e profesorëve ordinerë të drejtësisë me së paku 20 vjet përvojë mësimdhënieje nga tre universitetet e para të renditura më të mira në vend;
– Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kandidatë nga radhët e avokatëve me së paku 20 vjet përvojë avokatie.
2. Rritja e përvojës gjyqësore nga gjashtë në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.
3. Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
4. Rregullimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur përvojën krahasuese për zgjedhjen e anëtarëve në KSHPK-së në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
5. Vendosja e cenzusit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve edhe atë për të suksesshme të konsiderohen zgjedhjet në të cilat kanë dalë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar për atë njësi zgjedhore.
6. Vendosja e rregullës sipas së cilës për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, kandidati duhet të marrë më shumë vota se gjysma e votuesve.
Data 24.05.2025
Aktuale
- MENDIMTARI QË NUK U HESHT: Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Akif Emres
- VLEN: Përkrahje e plotë për qëndrimin e deputetes Mimoza Musa
- Taravari nga Kumanova: ASH do të jetë forca e parë politike në vend
- GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për 11 të dyshuar të operacionit “Ura”, ndryshon masa për 3 të ndaluarit e tjerë
- Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona
- Operacioni Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim në çështjen e 14 të arrestuarve në operacionin “Ura”
- Mexhiti pas takimit me Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit, çelësi për integrimin në BE
- Mimoza Musa: I qëndroj besnike VLEN-it, mandatin e fitova kundër BDI-së