Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi, i cili për mediat nga Kosova është shprehur se Kosova është atdheu i tij.
Mickoski ka thënë se nëse Gashi e ka thënë këtë, atëherë duhet të kërkojë falje.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Afrim Gashit, unë mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Nuk kam dëgjuar për deklaratë të tillë, por nëse ka deklaratë të tillë, atëherë mendoj se duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Duhet ta bëjë sa më shpejtë, sepse nga këtu merr rrogë dhe nga ana e maqedonasve, shqiptarëve, turqve , serbëve, vllahëve, boshnjakëve është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë”, theksoi Micksoki.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Zjarri te tregu i “5 majit”, flet shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët janë masive! Magazinat nuk kanë materiale të rrezikshme, gjithë kapaciteti i angazhuar
- VIDEO/ Vijojnë flakët e zjarrit në tregun e rrobave në “5 maji”! Evakuohen banorët e pallateve përreth, pronarët e bizneseve në panik
- Ministria e Brendshme në aksion për të larguar pengesat në rrugë dhe normalizimin e trafikut
- Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë
- Nikolloski: Të gjitha rrugët në nivel shtetëror janë të kalueshme
- Hetim dhe paraburgim kundër dy bullgarëve, vidhnin kartela bankare dhe portofole të qytetarëve në Shkup
- PAMJE/ Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu i rrobave në lagjen “5 maji”
- Zbuloni dobësitë tuaja: Cila është pengesa që ju ndalon të arrini suksesin?


