BDI gjithmonë e ka promovuar bashkëjetesën dhe barazinë mes qytetarëve. Këtë e tha deputeti, Ilir Hasani në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se ai kur ka ardhur në qendrën klinike ka qenë i vetmi shqiptarë, por që sot ligjërojnë aty.
“Sot, Afrim Gashi është zgjedh pa fije floku pa i munguar, dmth meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentare në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë edhe sado pak BDI-së dhe historisë”, deklaroi Ilir Hasani.
Ai tha se viktima e fundit e ngritjes së çështjes nacionale në bllokun maqedonas ka qenë LSDM.
“Njerëzit kanë humbur jetë për ideale, njerëzit kanë dhënë trup, kanë rrezikuar kokat për ideale, dhe po e humbshe një pushtet. Ajo është për mua, herë pas here ndjehem edhe mirë, sepse them se si do të isha ndjerë në këtë qeverisje e cila momentalisht në ditët e parë është shfaqur si ultranacionaliste me të gjitha nishanet se do vazhdoje”, u shpreh Hasani.
Hasani tha se ehde pas mbarimit të fushatës po vazhdon fushata ultranacionaliste edhe pas mbarimit të fushatës.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Ndërtimet pa leje/ Mickoski:Institucionet të veprojnë, askush nuk do të jetë i mbrojtur
- Osmani kundërshton Hoit: Harrojeni, ai është krejtësisht i jorelevant
- Shkrirja e AKU-së, Arben Shkodra: BE nuk fal sigurinë ushqimore!Kryeministri shpërtheu sepse koha për integrim ka mbaruar
- Ish-drejtori i AKU-së Genc Juka: U surprizova nga vendimi për shkrirjen e institucionit, kishte mbështetje serioze nga BE! Gjithçka nisi të degjeneronte pas ndërrimit të 12 drejtorëve
- Mbyllet pikëpagesa te Milladinovci, rikahëzohet qarkullimi për shkak të zjarreve
- Mickoski: Institucionet të veprojnë për ndërtimet pa leje, askush nuk do të jetë i mbrojtur
- Vrasja në Batincë, Prokuroria nis hetimet për katër persona – një i arrestuar dhe tre në kërkim
- Të moshuarit denoncojnë në “Vetting”: “Na rrahin, na vjedhin, na përzihen me të sëmurë mendorë” – Azilet publike, drama që nuk ndalon: skandale, korrupsion dhe heshtje shtetërore