Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasni në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk mund ta kuptojë se si ka mundur Gordana Siljanovska të merr aq numër të madh të votave tek shqiptarët duke e ditur retorikën e saj nacionaliste që e ka përdorur gjatë zgjedhjeve.
“Për mua me të vërtetë është shumë shqetësuese dhe shumë gjërave nuk mund t’ju jap shpjegim. Kur nuk mund të jap shpjegim real, futem në konspiracione, atëherë duhet të ndalem”, tha Hasani.
Hasani tha se qeverisja e ardhshme, e paralajmëruar mes koalicionit VMRO-VLEN dhe ZNAM do të jetë një qeverisje shumë e rëndë për udhëheqësit të gjithë së bashku të VLEN-it.
“T’i dëshmojnë popullit shqiptarë se me këtë hyrje flagrante të cilën e kanë bërë një qeverisje pa konsultim me asnjërin nga palët tjerë në Maqedoni, pa i venduar disa pozicione, për mbrojtje të idealeve dhe të drejtave të shqiptarëve do të jetë e vështirë që ta shtyjnë këtë çështje para. Për shkak se si BDI sigurisht se e ka patur kushtin e parë dhe të vetëm për çfarëdo koalicionimi, një premtim që e ka dhënë para zgjedhjeve të cilin edhe pas zgjedhjeve vazhdon ta mbajë dhe ta komunikoj me elektoratin e vet, kushti i vetëm dhe më i rëndësishëm për ne është ndërrimi i kushtetutës dhe futja e vendit në BE”, deklaroi Hasani.
Ai tha se hyrja e VLEN-it ta kushte dhe retorika e Mickoskit shumë shpejt do ta shohim Shqipërinë, që do shkojë në Evropë.
“Ne jemi shumë larg pranimit të bullgarëve në kushtetutë një kusht që na duhet për të ecur në BE”, tha më tej Hasani. /SHENJA/
Data 17.07.2025
Aktuale
- Pritet rritje lineare nga 1000 denarë e pensioneve në vjeshtë dhe në pranverë
- Magnus Carlsen sfidon inteligjencën artificiale dhe fiton me lehtësi
- Ndërtimet pa leje/ Mickoski:Institucionet të veprojnë, askush nuk do të jetë i mbrojtur
- Osmani kundërshton Hoit: Harrojeni, ai është krejtësisht i jorelevant
- Shkrirja e AKU-së, Arben Shkodra: BE nuk fal sigurinë ushqimore!Kryeministri shpërtheu sepse koha për integrim ka mbaruar
- Ish-drejtori i AKU-së Genc Juka: U surprizova nga vendimi për shkrirjen e institucionit, kishte mbështetje serioze nga BE! Gjithçka nisi të degjeneronte pas ndërrimit të 12 drejtorëve
- Mbyllet pikëpagesa te Milladinovci, rikahëzohet qarkullimi për shkak të zjarreve
- Mickoski: Institucionet të veprojnë për ndërtimet pa leje, askush nuk do të jetë i mbrojtur