I ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, Arben Taravari nga VLEN tha se ata e kanë legjitimitetin dhe se BDI e ka vendin në opozitë sepse do t’I bëjë mirë.
“Dukej si një teatër, njejtë si ajo ngjarja kur zgjidheshin njëri kryetar kuvendi, tjetri deputet etj.. Këto deklarata do ti bëjnë për ti mbajtur votuesit mirëpo kështu e ka opozita sepse ju bën pak telashe. Z.Ahmeti është njeri i mençur, i urtë ndaj nuk e preferoj të përdor ai një fjalor të tillë të vrazhdë. Ali Ahmeti nuk e ka hallin të opozita mirëpo tek lufta që po vjen kundër krimit dhe korrupsionit, ndaj dhe do të kërkohet përgjëgjësi prej tyre. Opozita do të ju bëjë mirë, dhe do të garojnë në zgjedhje lokale si opozitë”, deklaroi Taravari.
Taravari tha se VLEN ka 95 për qind të votave shqiptare, ndërsa vetëm 5 për qind nga komunitetet e vogla.
“Ne e kemi legjitimitetin e votave shqiptare. BDI legjitimitetin ne vitin 2016 e ka marrë me 80 miië vota. Vetëm Partia Demokratike Turke ka 17-18 mijë vota, boshnjakët dhe romët nuk kanë shumë, pra TDP e ka bërë diferencën. Edhe në VLEN nuk janë votat e pastra krejt shqip, ndoshta 5 përqind ishin të pakicave, mirëpo 95 përdind janë vota shqiptare”, tha Taravari.
Sipas tij, po të mos ndahej ASH-ja para zgjedhjeve, ndoshta sot VLEN do të kishte dhe 10 mijë vota më shumë me Ziadin Selën.
“Më vjen keq kur e shoh se si një politikan që 10 vite e ka kritikuar Ali Ahmetin dhe BDI-në, si Ziadin Sela sot është gjithmonë pranë Ali Ahmetit. Për aq sa kemi bashkëpunuar me z.Sela e kemi dëgjuar e kemi besuar, mirëpo ua garantoj që nëse z.Sela do të ishte më ne në këto zgjedhje do të kishim ndoshta 10 mijë vota më shumë”, tha Taravari.