Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi tha se Fronti Evropian ka bërë një ndryshim historik duke përmbledhur në vete, etnitetet që jetojnë ku shumica janë shqiptarë. Ai tha se këtu janë vullnetarisht dhe me bindjen e tyre që një kohezion i tillë ndëretnik në vendbanimet shqiptare do të sjellë të bëj ndryshimin e shumë pritur.
Zejd Rexhepi tha i pyes ata që ditë më parë thanë që 3-4 deputetë të Frontit janë me një këmbë në VLEN, se “me cilën këmbë të na tregojnë. A me këmbën e majtë, sepse me këmbën e djathtë futen në Qeveri ata që e kanë legjitimitetin e tyre që u ka dhënë sovrani, me këmbë të majtë futen ata të cilët e bëjnë servilin e Mickoskit. Andaj ta vendosin me cilën, ne jemi vendosur të jemi në vijë me qytetarët tanë, me sovranin, me ata të cilët jemi zotuar se do ju përgjigjemi deri në fund çdo kërkese çdo nevoje”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Ai tha se në 18 komuna me shumicë shqiptarë kanë fituar në 12.
“Si ndryshe dëshmohet legjitimiteti jashtë me realitetin, sovranit të popullit. Andaj unë besoj se Fronti Evropian do t’i rije në vijë përgjegjësisë që ka marrë nga qytetarët e saj, sepse qytetarët këto struktura partiake ua kanë dhënë votën dhe të marrin përgjegjësi”, tha më tej Rexhepi.
Data 09.11.2025
Aktuale
- Si i menaxhon Elon Musk pasuritë e tij të jashtëzakonshme?
- A do të kthehet Mitrovica në duar të vjetra? Komentet e Albin Kurtit mbi koalicionin PDK-LDK
- Taravari: Emërimet e kryetarëve ushtrues detyre shkelin vullnetin e qytetarëve!
- Taravari: Pushteti po përpiqet të nënshtrojë vullnetin e popullit, por Gostivari dhe Vrapçishti e kanë thënë fjalën e tyre!
- FOTO/ “Shatërvan” pranë Universitetit të Elbasanit, shpërthejnë sërish tubacionet e reja të ujësjellësit
- Mexhiti: Çairi po pastrohet – Së shpejti do vendosen kontenjerët nëntokësor në të gjitha lagjet! (VIDEO)
- VLEN: Bekim Sali do të jetë zëvendës kryeministër
- A do të përfundojë qeverisja e Kurtit në zgjedhje të reja?


