Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka parandaluar kontrabandën e një sasie të madhe të produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat.
“Nga Departamenti për krim ndërkufitar dhe migrim Shkup dhe nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanush, pas informatave të marra paraprake dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova për në Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjegjësisht, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kamionë, drejtuesit e të cilëve janë larguar nga vendi. Gjatë kontrollit, në kamionit “Volkswagen” me targa kombëtare suedeze është gjetur një sasi e madhe mallrash për përdorim të gjerë, ndërsa kamioni tjetër “Mercedes” ka qenë pa targa dhe bosh. Në vendngjarje hetime ka bërë policia ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Produktet janë dërguar në stacionin policor për mbikëqyrje kufitare Tanush për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk