UEFA ka publikuar disa të dhëna për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet shtunën, më 1 qershor, mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.
UEFA pret që audienca për finalen e madhe të Londrës të arrijë në 450 milionë shikues në mbarë botën. Takimi parashikohet të shihet në më shumë se 200 vende të botës. Për finalen e “Uembli”-t do të jenë rreth 570 përfaqësues të mediave. Prej tyre, 320 do të jenë në tribunën e shtypit dhe 153 do të jenë fotografë në fushë.
8 FINALE – Kjo do të jetë finalja e tetë që do të luhet në “Uembli”, me një kapacitet prej 90,000 spektatorësh. Këto tetë finale evropiane janë një rekord dhe e treta në Champions në formatin aktual. Një prej tyre ishte ai që Dortmundi humbi kundër Bajernit. Për kuriozitet, Reali nuk ka luajtur kurrë një finale në Londër.
TROFEU – Kupa e famshme, është 73.5 centimetra e lartë dhe peshon 7.5 kilogramë. Ajo u projektua dhe u krijua në Bernë nga Jurg Shtadelman dhe ai kaloi 340 orë për ta finalizuar trofeun e lakmuar. Trofeu aktual është versioni i pestë i origjinalit dhe skuadra fituese do të marrë 40 medalje për lojtarët dhe stafin teknik.
PANORAMASPORT.AL