Pas mbarimit të zgjedhjeve Parlamentare, në vendin tonë jo rrallë herë aktualizohet dukuria e transferimit të deputetëve nga një në tjetër bllok politik. Sipas njohësve të mirë të rrethanave politike kjo përbën një shkelje morale, dhe nuk është aspek etike, sepse në këtë mënyrë po mashtrohen votuesit. Profesori universitar Bashkim Selmani, për TVM2 thotë se në shoqërin e RMV-së më së paku që vlerësohet është përgjegjësia morale dhe etike.
“Transferi nga njëri subjekt, në një subjekt tjetër, nuk është i pa njohur për RMV, por thjeshtë është një përvojë me të cilën të gjitha subjektet kanë bërrë llogaritë e tyre në favorë të tyre, dhe nuk ka shkelje juridike me të cilën personit apo deputeti në fjalë do të sanksionoheshte. Por nëse e shohim në prizmin tjetër, këtu kemi një lloj të përgjegjësisë morale, me të cilën vota e dhënë përfaqësuesit ose deputetit në këtë rastë është i detyruar që të përmbushë të gjithë platformën me të cilën votuesit i ka bindur, pra thjeshtë kjo është vetëm një shkelje morale, nuk është aspak etike, por në Maqedoni më se paku që vlerësohet dhe ç’mohet është përgjegjësia morale dhe etike.”, tha profesori universitar Bashkim Selmani.
Kjo çështje sipas Selmanit duhet të rregulloht me ligj, i cili do të parandalonte kalimin e deputetëve nga njëri në bllokun tjetër, dhe në këtë mënyrë të mos devijohet vullneti i votuesit.
“Shpresojmë që në të ardhmën të ketë një karakter juridik me të cilën nuk do të kemi raste që të devijohet vota, sepse çdo votues parapëlqen platformën me të cilën e shëh vetën për tju realizuar, ose për tju përmbushur një e drejtë juridike, me të cilën ato prezantojnë interesat e qytetarëve. Prandaj themi se nuk është forcë ajo që e bënë shtetin, por thjeshtë është dashuria dhe votuesi, e që përfaqësuesi të prezantoj interesat e qytetarëve në mënyrë të denjtë. Pra në këso raste kemi shkelje të dinjitetit të votuesit, në aspektin moral, etik dhe shkelje të kodeksit të sjelljes, mirpo për fat të keq nuk ka shkelje juridike me të cilën ato do të sanksionohen.”, u shpreh Selmani.
Me këto kalime sipas analistëve politik, pasojat po i bartin vet votuesit dhe qytetarët, të cilët nuk po kanë mundësi që një kauz të tyre ta mbrojnë përmes deputetit të tyre në kuvend. Në këto raste, sipas njohesve të qështjeve politike, kur kemi një fitore absolute të VMRO-DPMNE-së kalimi i ndonjë deputeti do të ishte thjeshtë vetëm për interesat e tija personale, sepse në të kundërtën VMRO-DPMNE-së nuk i duhet deputet për ta krijuar shumicën për formimin e Qeverisë./TVM2
Data 10.07.2025
Aktuale
- Spiropali, vizitë zyrtare në Sofie me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
- Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja
- SHBA-ja vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
- LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidatin ideal për Kryetar të Prizrenit
- Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë
- Deputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme për karriget dhe tenderët
- Zjarri në Landfillin e Elbasanit – Arben Cara: Vatër masive, u deshën tonelata dhera dhe shkumë për të shuar flakët, zjarrfikësit u vunë në vështirësi
- Jeff Williams vendos të largohet nga Apple pas tre dekadash kontribuese