Drejtori aktual i QMK-së, Stojançe Angelov, në DailyClick në TV21 është përgjigjur nëse do të pranojë të jetë sërish në krye të këtij institucioni.
“Në këtë moment kam emocione të përziera për QMK-në. Unë nuk kam parë ditë të bardhë, sepse njerëzit më kërkojnë drejtpërdrejt. Shumica e emergjencave ndodhin në fundjavë, përmbytjet ndodhin pasdite. Por duhet të pranoj se është një sfidë. “Kam thënë se do të pranoj të punoj në QMK, vetëm nëse reformohet”, tha Angellov.