Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për raportin e tij me BDI-në dhe me kryetarin e parisë Ali Ahmeti, tha se tani pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ju takon të merren me ata, për shkak se janë në prag të formimit të Qeverisë, programit, dhe duhet të fokusohen në përgjegjësinë që e kanë marrë.
Sa i përket spinave se e gjithë kjo ka qenë një lojë ndërmjet Ahmetit dhe Mexhitit, ai, tha se ata që e njohin e dinë që nuk luaj nën tavolinë.
“Nuk luaj në konspiracion, jam munduar deri në fund ta bëj betejën brenda, i kemi shfrytëzuar gjitha mënyrat brenda, edhe me ide kreative, revizion, e kam mbrojt në kryesinë qendrore, kemi dalë me idenë për fraksion, mendim ndryshe..edhe atë e eliminojë dhe hyri në fazën fundit kur filloi të na shkarkojë prej posteve”, tha Mexhiti.
Ai tha se kanë patur qëllim që ta unifikojnë votën shqiptare dhe jo për ta përçarë atë.
Mexhiti tha se për të BDI është kapitull i mbyllur.
Data 31.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Dënimi deri në 500 euro për përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike
- Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes vlerave të përbashkëta!
- Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit
- (VIDEO) Nga tragjedia e Koçanit te zgjedhjet lokale: Momente që shënuan vitin 2025
- Ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- Nga sulmi i paprecedent te ringritja, sfida e News24 në vitin 2025! Zëri i gazetarisë nuk heshti, puna s’u ndal edhe përballë dhunës
- Dimitrieska-Koçoska: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike
- Është miratuar buxheti i komunës së Dibrës për vitin e ardhshëm në vlerë prej 524 milionë denarë


