Skender Rexhepi-Zejdi në Daily Click në TV21 tha se Fronti Europian është përfaqësues i shqiptarëve edhe në vendvotimin e fshatit të lindjes së kreu të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami
“Jemi përfaqësues të të gjithë shqiptarëve, edhe në fshatin Llërc, pavarësisht se është prishur vendvotimi në një vend ku shumica e votuesve janë me mbiemrin Kasami”, deklaroi mes tjerash Zejdi.
I pyetur për bisedimet e VLEN-it me VMRO-në dhe për deklaratat e fundit të Kasamit se VLEN me shumë gjasa do të jetë pjesë e qeverisë, Zejdi tha:
“Le të vazhdojë, le të vazhdojnë, VMRO-ja ka interes që të kenë shqiptarë të dëgjueshëm në kuadër të koalicionit të vet”, tha Zejdi.
Zejdi thotë se do të turpërohej po të ishte banor i Llërcës, pasi sipas tij, me vendimin për rivotim edhe pse opozita është fitues,
“Po të isha unë banor i Llërcës, do të më kishte ardhur turp nga deklarata e tillë e një bashkëbanori i tyre, kryetar partie, kryetar komune. Nga të gjitha vendvotimet në RMV, në Llërc ndodhi që janë vjedhur votimet. Nga të gjitha vendvotimet, ofendimin ua nxjerri kryetari i partisë, kryetari i komunës, bashkëqytetari i tyre, bashkëfshatari i tyre, ofendimin dhe turpin se ata nuk kanë ditur të menaxhojnë”, deklaroi Zejdi.