Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është pyetur lidhur me deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve.
Kasami ka thënë se koalicioni VLEN nuk është i interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti. Ai tha se,
VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike.’
“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje”, ka deklaruar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Data 23.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Analistët: Kongresi i BDI-së ishte i detyrueshëm
- Skandal në Kumanovë, i mori për vete paratë e donacioneve
- Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen rreth 3 milionë euro pasuri! Ja kujt i përkasin
- SPB Tetovë: Ndalohet një grua nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur ar në vlerë nëntë mijë euro
- Filipçe: Siljanovska zgjodhi të mbajë anën e qeverisë më të korruptuar që po e çon Maqedoninë në izolim
- Izet Mexhiti pret në takim Refki Sumën në Komunën e Çairit
- Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj!
- Struga drejt zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin Komunal


