Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti, transmeton SHENJA.
Data 22.01.2026
Aktuale
- Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli
- Mickoski para investitorëve në Davos i prezantoi projektet “Ura e Boshkut” dhe “Çebren dhe Galishte”
- “Nuk ka ndërhyrje të drejtësisë në kompetencat e ekzekutivit”- Ish-prokurori Beci: SPAK nuk po heton Ballukun si individ, nuk prek funksionin! Kryeministri s’duhet ta vinte në lëvizje Kushtetuesen
- Vetting: 393 mln euro për ndërtimin e Porto Romanos, dyshimet si e fitoi garën “Archirodon”! Lidhja me kompaninë në offshore “Cymanco”, në skenë del një listë me oligarkë rus të sanksionuar nga BE dhe SHBA
- “Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës”- Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash!
- Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës mori pjesë në takimin e Komitetit ushtarak të NATO-s
- BIRN: Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Belinda Ballukun! Prokurori Prençi: Kemi zbuluar prova se ajo mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale
- Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”


