Oleksandr Usyk me vendim të ndarë të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti ta rrahë Tyson Furyn, në të ashtuquajturin ‘Meçi i shekullit’, që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.
Fury që mbante një rrip, e në anën tjetër Usyk me titujt tjerë në krahë, prodhuan një përballje fantastike.
Ukrainasi është kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 2000.
Dy gjyqtarë votuan për Usyk, ndërsa një tjetër për Furyn, për t’ia dhuruar atij titullin kampion i padiskutueshëm me vendim të ndarë të gjyqtarëve.