Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për të refuzuar kërkesën e Frontit Evropian lidhur me vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës, me ç’rast tani pritet të ketë rivotim, raporton SHENJA.
“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie.
Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë qytetarët e vendvotimit 2101 – Komuna e Zhelinës, që të mërkurën (më datë 22 maj) të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, të lirë, pa iu nënshtruar trysnive të BDI-së dhe manipuluesve të saj në ikje.
Ndryshimi i nisur nuk ka kthim prapa. Ja VLEN për Zhelinën dhe për çdo qytetar në vendin tone”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 14.12.2025
Aktuale
- Prokuroria nisë procedurë kundër pesë të miturve për dhunë në oborrin e një shkolle në Saraj
- EMRAT+FOTOT/ Po ktheheshin drejt kryeqytetit, çifti i bashkëshortëve aksidentohet në rrugën Berat-Lushnjë! Makina doli nga rruga dhe ra në kanal
- Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup
- Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj (EMRAT)
- Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, shpallen në kërkim dy gra dhe një 30-vjeçar! Mbesa e 68-vjeçarit tregon “planin djallëzor” të përgatitur që në 2024
- MPB me detaje për aksidentin në autostradën Gostivar-Tetovë
- KQZ nis nesër dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë
- Arrestohet ish Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa!


