Deri te gjykata administrative deri sot në ora 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa, sipas informatave të MIA-s, ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Paradite ankesë kundër vendimit të KSHZ-së do të dërgohet deri te Gjykata administrative edhe nga BDI-ja për të gjitha shtatë vendvotimet, ku u anulua votimi.
Në ueb faqen e Gjykatës administrative u publikua se informohet opinioni se mbrëmë në ora 22:33, pas ankesës së parashtruar nga Koalicioni Vlen në Zgjedhjet parlamentare 2024 kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, UP1 nr. 10-14 nga 14.05.2024, u formua lënda URP. nr.86/2024. Pas ankesës së parashtruar, Gjykata administrative i ndërmerr të gjitha veprimet e procesuara në pajtim me afatet e përcaktuara në kodin zgjedhor. Afati i fundit për këtë lëndë skadon në mesnatë.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do t’i presë vendimet e Gjykatës administrative, por po ashtu nesër duhet të fillojë të përgatitet për rivotimin që duhet të mbahet të mërkurën më 22 maj.