“Për herë të parë po krijohet një klimë e rritjes së vetëdijes politike per interesin e shtetit tek dy subjektet politike (shqiptare-maqedonase), që pritet të jenë shtyllat bartëse të pushtetit. Realisht tani 30 e kusur vite, partite shqiptare kane patur me shume numra dikasteresh ministrore pa ndonje pushtet real per ta permiresuar gjendjen kolektive shqiptare ne aspektin kushtetuso-juridiko-politik, rrjedhimisht edhe qasja e partive shqiptare ndaj asaj qe quhet “interes shteteror”, nuk ka qene e nivelit te duhur. Si te them, shqiptaret janë ndjerë si qeraxhinjë… Prandaj sot qeveria e re pritet ta sjelle, instaloj filozofine e re politike ndaj partnerit shqiptar ne pushtet – qe edhe shqiptaret te marrin pergjegjesi shteterore dhe jo ata te lihen, ne stili: “psssst… ja merrni keto dy-tre tenderé”!!! Dhe mos e hapni gojen per statusin e ish-ushtareve te UÇK-sé, per statusin kushtetues, per rastet e montuara gjyqesore etj.
Vetem filozofia e ndarjes se pergjegjesive ndaj te gjithe protagonistëve politikë qeverises ne menyre te njellojtë (barabartë), pa parashenjë etniko-politike, mund te sjelle ndonje fije shprese per qytetaret e stërvarfëruar nga estabilishmenti i deritanishëm qeverisës por edhe nhe sukses te ri he rrafshin politik. Shpresoj qe kreu i Ekzekutivit me ekip te ri, ta kete kuptuar dhe mesuar mire kete leksion, nga leksionet deshtuese te 3 qeverive te fundit, ne mesin e tyre edhe asaj te Gruevskit. Eshte koha qe edhe shqiptaret te marrin pergjegjesi shtetrore dhe jo shtetin apo pjesemarrjen ta shohin si mundesi per gllaberim tenderash e biznesesh, me qellim te pasurimit enorm te disa infovideve te partise”