Për momentin duket e vështirë të imagjinohet se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të fillojë së shpejti negociatat me BE-në, sepse shohim se për të dyja marrëveshjet kyçe për këtë vend – atë me Bullgarinë, dhe propozimin francez për ndryshimet kushtetuese, por edhe Marrëveshja e Prespës e një viti më parë, e cila i hapi rrugën Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit, është gati të ngrihet, për të mos thënë më shumë, thotë për BNR Vesela Çerneva, drejtoreshë e zyrës së Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme në Sofje. “Këto gjeste tipike simbolike nga ana e presidentes të re maqedonas tregojnë një klimë mjaft të ftohtë dhe duket se ky vend nuk do të jetë ndër të parët që do të negociojë dhe përparojë në lidhje me BE-në,” parashikoi Çerneva.
Ajo shtoi se dy koalicionet nga pala shqiptare “shprehën mbështetje të fortë për dy marrëveshjet dhe veçanërisht për ndryshimet kushtetuese”.