Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk ka lehtësuar frikën rreth gjendjes fizike të Aurelien Tchouameni, pak më shumë se tre javë para finales së Ligës së Kampionëve në Wembley.
Mesfushori francez doli pas 68 minutash lojë kundër Bayern Munichut dhe të nesërmen u diagnostikua me një dëmtim në shputën e këmbës së majtë.
Lidhur me gjendjen fizike të Tchouameni, Ancelotti nuk dha ndonjë përditësim inkurajues para përballjes finale kundër Borussia Dortmund.
“Ne kemi dyshime se ai mund të arrijë në finale, ne do të shohim përparimin e tij”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.
“Militao do t’i luajë këto ndeshje dhe pjesa tjetër e qendërmbrojtësve do të rrotullohen më shumë”, përfundoi trajneri i Los Blancos.
Ndryshe, finalja mes Real Madridit dhe Dortmundit pritet të zhvillohet më 1 qershor në Wembley të Londrës.