Ilir Meta, ish president i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Liria, ka deklaruar se kjo VMRO-DPMNE, do e çoj përpara Maqedoninë edhe më shumë.
“Maqedonia kur e mori Gruevski ishte e 94 në Botë sa i përket ekonomisë dhe investimeve “Doing Bussines” për një kohë të shkurtër vajti e 10-ta në Botë dhe e 5-ta në Evropë. E 5-ta në Evropë pas Filandës, Suedisë, Danimarkës, Holandës. Maqedonia sot eksporton mbi 1 milon qingja në Evropë ne në Shqipëri kemi 1 milon e 150 mijë qingja e dhi ata vetëm në BE eksportojnë 1 milon. Një vend më i vogël se ne sepse ai e nisi me 10 milon euro programin për të mbështetur bujqësinë dhe e ngriti deri në 200 milon euro, ndërsa tani këta të LSDM-së e kanë ulur 100 milon euro dmth e kanë përgjysmuar”, deklaroi Meta
Meta ka theksuar se tani do të vijnë prap këta të VMRO dhe do ta çojnë edhe më mirë se që ka qenë në të kaluar sepse ata kanë marrë mësime.
“Gruevski është politikani më i suksesëshëm në Balkan për sa i takon zhvillimit ekonomik dhe nxitjeve të investimeve të huaja. (Bëri një gabim tragjik që vuri një kusheririnë e vet torollak që bënte pazarllëqet e veta dhe budallallaqët që u vranë 14 veta në Kumanovë dhe pësuan gjithë arritjet e tij.) Unë nuk mund të ja fal Gruevskit që ka ikur nga Maqedonia. Kam komunikim me të për konsultim të librave që ai shkruan atje,ai ka arsyet e veta që ka ikur. Po të kisha pasur mundësi ta ndihmoja i kisha thënë: Ti je Kryeministër dhe duhet të përballesh me çdo sfidë”, theksoi Meta.
Ai shtoi se VMRO ka ndryshuar shumë nuk është siç ka qenë pasi që tani pjesë të partisë nuk e kanë Mijallkovin.