Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Tetovë nga ana e Frontit Evropian. Kasami shkruan se atyre ju djeg për shkak se vota shqiptare nuk është për hajdutët.
“Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.
Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.
Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të vetëdjegur”, ka shkruar Kasami.
Data 29.12.2025
Aktuale
- Avni Qaili, shqiptari i parë drejtor në Muzeun e arteve bashkëkohore
- (VIDEO) Alarm për demografinë, Mickoski: 6 mijë foshnja më pak në periudhën 2016-2024
- (VIDEO) Fushata në Gostivar dhe Vrapçisht: Premtime, akuza dhe takime me qytetarët
- Izet Mexhiti dhe sfida për ta shndërruar VLEN-in në alternativë reale
- EMRAT/ Rezultuan me performancë të dobët, Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë në Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz
- Ramadani lavdëron procesin zgjedhor në Kosovë, uron VV-n për fitoren
- Viti 2026 me më shumë fundjava të gjata: ja të gjitha ditët zyrtare jopune në Maqedoninë e Veriut
- Florian Dushi: LDK-ja ka kaluar kohë edhe më të vështira se kjo…


