Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga tubimi qendror i Frontit Evropian në Tetovë, tha se sot është dita e dëshmorëve dhe ata janë kujtuar në të gjitha vendet, që nga Likova, Struga e Tetova.
Ai tha se ata së bashku me kryeministrin kanë kujtuar që ta kthejnë shtatoren e Tahir Sinanit në Brozë.
“Sot ne jemi këtu, për të bërë porosi, për të gjithë ata, të cilët mendojnë që ky Front, kaq fort i organizuar, e i etabluar me një mision historik që vendin tonë ta anëtarësoj në BE. Asniherë nuk kam dalë që të them atë s’mund ta bëj. Por sot, unë jam edhe më i fort me vëllezërit e mi të Frontit, dhe kemi dhënë një betim, që ky vend vendin e ka në BE. Ky vend, duhet të jetë i anëtarësuar fuqiplotë, ky vend, duhet të ketë paqe stabilitet, e siguri dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu sic e anëtarësuam bashkë ne këtu që jemi, bashkë me komunitet brenda Frontit në NATO, kështu këtë realitet do ta bëjmë edhe anëtarësimin në BE. Alternativë tjetër nuk ka. Ata zëra të mekur që dëgjohen, a e pat me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna. Do të doja t’i inkurajojë t’ju japë forcë të rive të rejave, të jenë ballë lartë e të vendosur se asnjëherë nuk do të zhgënjehen me vëllezërit e tyre të Frontit”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha me 8 maj duhet të votoni për ata që e bën historinë apo për ata që nuk dinë dy hapa para t’i bëjnë.
Data 08.01.2026
Aktuale
- 80% e veturave të importuara në Maqedoni kanë qenë të përdorura
- Në Novoselë u dha urdhër evakuimi, Rama: Monitorim i plotë nga ekipet e emergjencave, banorët të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme
- Ndalesë qarkullimi për autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit!
- Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro
- Valbon Limani prezanton 3 projekte 345 vendparkime të reja dhe transformim të qendrës dhe parkut të qytetit
- U gjet në një kanal, policia jep informacione mbi vdekjen e 54-vjeçarit
- Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro
- Përmbytjet në Durrës, anëtarja e Këshillit të PD kallëzon në SPAK Bashkinë: Hidrovori 19 mln euro, qyteti ka 3 ditë nën ujë! ‘Lanë duart’ me shishen e verës të Ergys Agasit


