Fronti Europian gjatë ditës së djeshme mbajti tubime në Haraçinë, Hasanbeg, Kumanovë e Likovë. Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve, kandidati për deputet Ilir Hasani tha që kërkojnë votën e qytetarëve me qëllim që të mund t’i përfaqësojnë me dinjitet në përbërjen e re parlamentare. Hasani pret që në zgjedhjet parlamentare të fitojnë mbi 25 deputetë.
“Neve na duhet vota juaj që të mund t’ju përfaqësojmë me dinjitet profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në Parlamentin e ardhshëm, jo duke shkuar dhe ua puthur dorën para zgjedhjeve partive të ndryshme nacionaliste maqedonase por na duhet vota juaj për të mbrojtur të drejtat tona dhe për t’i ngritur në nivelin e barazisë qytetare”, tha kandidati për deputet Ilir Hasani.
Data 27.12.2025
Aktuale
- VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga Filipçe për vizën e artë dhe apartamentin në Dubai
- Aksident me vdekje në Durrës, e reja përplas me makinë qytetarin që lëvizte me biçikletë
- BDI: Trajtim çnjerëzor dhe diskriminues ndaj 76 të punësuarve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike
- 89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
- Tërmet me intensitet tre ballë në Ohër
- Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit dhe takim para Vitit të Ri me familjet e tyre
- Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë, policia jep detajet
- Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT


