Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6 dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një konferencë shtypi ku shpalosi ofertën e Koalicionit VLEN e cila ka të bëjë me mërgimtarët. Kasami, përcjell SHENJA, tha se koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive.
“Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit, priten ende të vijnë edhe sot edhe në ditët në vijim deri në 7 maj, kur do të vijnë edhe kontixhenti i fundit i mërgimtarëve. Ne urojmë që ata të mos kenë pengesa në kufi, sepse kemi informata që pushteti I BDI-së tenton të problematizojë ardhjen e tyre dhe kemi informata që kanë nxjerrë militantë partiakë të punësuar në doganat e Maqedonisë dhe në policinë e shtetit për të penguar dhe për të orientuar se kë do votojnë”, ka deklaruar Bilall Kasami.
Data 17.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Aggeler: Është normale që të zhvillohen bisedime për migrantët
- Këshilli i BE-së i kërkon RMV-së të ndryshojë kushtetutën
- KSHZ përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në katër komuna
- Janevska: Për përshpejtimin e progresit, në vitin 2026 investime rekord në shkencë
- Osmani për Bloomberg: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon
- Skandalet në AKSHI, gazetarja Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon
- Gashi nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike
- LSDM emëroi udhëheqje të re partiake dhe Këshill të ri qendror


