Me kënaqësi ju njoftoj se kam nënshkruar vendimin për fillimin e procedurës për zgjedhjen e operatorit ekonomik për realizimin e punimeve të ndërtimit të fazës së dytë të ndërtimit të sallës së re të shkollës në Bullaçan.
Besoj shumë se do të mund ta vëmë në përdorim sallën e shkollës në fillim të vitit të ri shkollor, gjë që nxënësve të shkollës fillore komunale “Naum Ohridski” në Bullaçan do t’u mundësojë kushte më të mira për orët e edukimit fizik dhe shëndetësor.
Pas 60 vitesh kjo shkollë po merr një sallë të re shkolle!
Ne vazhdojmë me punën e përkushtuar, të ndershme dhe të përgjegjshme për njerëzit tanë!