Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.
“Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve!
Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë.
Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet ç’rrënjosur.
I bëj thirrje ministrisë përkatëse të financave dhe komisionit për mbrojtjen e konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen”, ka shkruar Bytyqi. /SHENJA/
Data 22.12.2025
Aktuale
- Mucunski: Nuk do të pranojmë migrantë, as azilkërkues të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar
- Luma: Sekretari i VMRO-së në Kongres, sinjal për bashkëpunim me BDI
- Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë pas protestës kombëtare, policia shoqëron 10 persona në Komisariat
- Babagjyshi dhe superherojtë e filmave vizatimor shpërndanë pako fëmijët e shtruar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup
- Vrapçishti, AKI nis fushatën: Taravari dhe Ahmeti në mbështetje të Shabanit
- Mexhiti takoi në sheshin Skenderbe kryediplomaten shqiptare, Spiropali
- Aliu: BDI nuk ka justifikim politik të flasë për karakterin unitar të shtetit
- Protestuesit hodhën molotovë para kryeministrisë, raportohet për dy policë të plagosur! Efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren!


