Kreu i LP-së, Skender Rexhepi-Zejdi sot tha se liderët e Frontit Europian bashkërisht do të vendosin se kë do ta përkrahin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Rexhepi tha se personalisht, nuk do ta mbështeste asnjërin kandidat, pasi pala maqedonase nuk tregoi gatishmëri për të mbështetur kandidatin e Frontit, Bujar Osmani.“Nëse ishte personalisht për mua, unë nuk e votoj as njërin, as tjetrin, sepse nuk ka gatishmëri, nuk kishte gatishmëri as dje nga maqedonasit të përkrahin një kandidat shqiptar, siç ishte Bujar Osmani, i cili jo vetëm se ishte i kapshëm, i pranueshëm për shqiptarët, por me programin e tij aq voluminoz, aq të detajuar, duheshte doemos të jetë i kapshëm edhe për shumicën e maqedonasve. Po të ishte te unë personalisht, nuk do e kisha përkrahur as njërin, as tjetrin, por unë do ta respektoj vendimin e Frontit Eurpoian”, tha Zejdi./tv21.tv
Data 04.07.2025
Aktuale
- Mexhiti: VLEN ndërton, të tjerët sulmojnë – ky është vetëm fillimi i ndryshimit
- Taravari: Aleanca për Shqiptarët është dhe do të mbetet një forcë me orientim të qartë kombëtar
- Janevska: Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktor për shpërnguljen e të rinjve, por fusha për zhvillim personal dhe punësim
- OKH Merhamet & Vizioni-M: Përfundoi me sukses java e tretë e Shkollës Verore 2025
- Shkurorëzimet në Kosovë: Të dhëna tronditëse për vitin 2024
- Ceremonia e Nënshkrimit të Projektit Slavkov/Austerlitz
- BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe”
- LDK kërkon nga Kushtetuesja vlerësim për votimin e komisionit, shpreson për zhbllokim institucional