Koalicioni VLEN në konferencë për media kanë falënderuar qytetarët të cilët kanë votuar këtë koalicionin.
Bilall Kasami në fillim tha se do të theksojë se ata janë fitues të votës shqiptare, raporton SHENJA.
“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë” tha Kasami, duke shtuar se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Ai tha se edhe ky rezultat po të përkthehet në numër të deputetëve është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh ata do ta kthejnë rezultatin.
Data 23.12.2025
Aktuale
- Janevska: Nuk do të ketë pushim të parakohshëm dimëror për shkak të ajrit të ndotur
- Mickoski: Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2024 – 2044 është një dokument që përcakton vizionin e shtetit në dy dekadat e ardhshme
- Skandali për tenderat e AKSH-it, drejtoresha Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat pas vendosjes në arrest shtëpie
- Ali Ahmeti jeton në folklorin e para 20 viteve, thotë Mucunski për kërkesën e kreut të BDI-së për zgjedhje të qeverive me Badenter
- Spiropali takon Xhaferin dhe Pashollin: Presim zbatimin konsekutiv te Marrveshjes Ohrit
- Ambasadori Meidani dhe ministrja Spiropali nderojnë Skënderbeun në Shkup
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia, protokoll të ri në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
- VIDEO- U paraqit në SPAK, Olta Xhaçka në Prokurorinë e Posaçme për hetimet në Portin e Limionit


