Kandidati i “Frontit Evropian” Bujar Osmani, ka deklaruar se ata kanë korrur fitore me mbi 40 mijë vota ndaj kundërkandidtit Arben Taravari.
Ai numëroi vende ku kanë fituar, madje duke përmendur edhe Tetovën.
“Fitore në Saraj, fitore në Manastir, në Veles, fitore e thellë në Kërçovë, fitore në Kaprosh, dhe pritni pak, fitore në Gostivar”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Ai tha se kanë fituar edhe në Çair.
“Gjithnjë në republikë, fitore e thellë e në republikën. Urime të gjithëve ju faleminderit nga thellësia e zemrës për besimin që me keni dhënë mua dhe Frontit. Kjo fitore dëshmon se Fronti po ngritët në një lokomotivë për Evropën”, tha më tej Osmani.
Osmani ka falënderuar të gjitha partitë dhe liderët e tyre.
“Vota juaj sot është detyrimi ynë, amaneti ynë, besa jonë dhe ju premtoj se do të jetë pjesë e të ardhmes së ndritur të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vetëvendosin për fatin e tyre. Ne ju japim fjalën se ata askush nuk mund më të vendos për fatin e tyre. Vullneti është i qartë”, tha Osmani.
Ai më pas ju drejtua edhe Arben Taravarit, pavarësisht goditjeve të ulëta, tha Osmani, dhe se duhet të pranohet kjo humbje. /SHENJA/
Data 02.07.2025
Aktuale
- Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër
- Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit, Guvernatori Sejko: Masa për stabilitet ekonomik në kushtet e tensioneve gjeopolitike dhe të luftërave tregtare
- UNIBanka ridefinon të ardhmen e transferave të fondeve me Visa+
- (VIDEO) Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Nazarko: Shqipëria përparoi drejt BE-së, RMV ngeci
- (VIDEO) Durmishi: Do t’i dënojmë tregtarët që rrisin çmimet
- Ganiu: Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti
- Zegjine Çaushi humbet mandatin pas përfundimit të rinumërimit të votave në Fier, ja kush e fiton karrigen e deputetes
- (VIDEO) Limani: Në Kërçovë me emrin tim po “maten” opozita