Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, nga tubimi qendror i këtij koalicioni në sheshin e qytetit të Shkupit, deklaroi se shtatë vite më parë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme të historisë së re të shtetit tonë.
“Ju kujtohen ngjarjet e 27 prillit, ende i kemi para vete pamjet e përgjakshme të deputetëve tonë. Cili ishte shkaku? Se shkak se Talat Xhaferi bëhej kryetar i kuvendi, cili ishte problemi? Vetëm pse ai ishte shqiptarë. Ende më kujtohen pamjet e Zijadin Selës që pothuajse humbi jetën atë ditë”, tha Osmani, duke shtuar se në atë kohë vendi ishte para një të ardhme të pasigurt.
“Ja saktësitë pas shtatë vite qëndrojë para juve dhe them se ja dolëm, dhe i bindëm ata cinikët se ne mundemi dhe ja dalim. Sot jo vetëm kryetarin e kuvendit, sot e kemi edhe kryeministrinë e parë shqiptarë, dhe kjo është gjë normale e pranuar nga të gjithë”, deklaroi Bujar Osmani, duke shtuar se nuk duhet të ndalohet këtu dhe se ka ardhur koha për presidentin e parë.
Osmani tha se Maqedonia përsëri është para një udhëkryqi ku ofrohen dy opsione, njëri është izolimi, opsioni që kërkon 61 deputetë dhe për të na larguar nga vendimmarrja.
“Dhe kemi opsionin tonë për vizionin tonë si vend i shpresës dhe mundësive. Fronti Evropian nuk është parti politike, është shumë më tepër se aq, është një ide, është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin tonë. Nuk i ndanë partitë në më të vegjël dhe më të madhej”, deklaroi Osmani, duke shtuar se do ta bëjë vendin anëtarë deri në vitin 2030. /SHENJA/
Data 18.09.2025
Aktuale
- Shkolla e mesme e policisë do të fillojë shtatorin e ardhshëm, me dy vite gjimnazistët do të bëhen policë
- Doganierët ndalin kontrabandë ari në kufirin me Shqipërinë
- Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip
- Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së
- Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla
- Mot me diell me temperatura maksimale deri në 28 gradë celsius
- Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit, jo premtim i pambajtur
- Rama: Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook! Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët! Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast