Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga sheshi i Shkupit, ju drejtuar kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, Hristijan Micksoki është rritur me keksa, unë jam rritur në kullë prej guri, që tre herë e djegur është prej pushtuesve, Kristijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja, mos nis bela. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet akoma buza tomël”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se dikujt mund t’i vijë pak mërzi pse këta të rinj thërrasin UÇK, por sipas tij është UÇK-ja ajo që e bëri Maqeodninë.
“UÇK-ja i bëri me dinjitet edhe komunitetet më të vogla, si turqit, vllahët, romët, boshnjakët UÇK nuk ka qenë okupuese por çlirimtare dhe në këtë shtet shqiptarët mos të jenë argat por zot në shtëpi të vet. Ne kur të huajën se kemi dashtë por për tonën kemi luftuar dhe kemi derdhë gjak. Prandaj le t’i masim fjalët mirë, sepse ky vend, e ka vendin në Evropë, në Evropë nuk mund të shkojmë të ndarë, por të gjithë bashkë”, deklaroi Ali Ahmeti, duke thënë se e kaluara nuk duhet të harruar por duhet të pranuar që të mos na përsëritet.
Ali Ahmeti tha se vendi ardhëmri ka vetëm kur do të anëtarësohet në BE. /SHENJA/
Data 19.12.2025
Aktuale
- Intervista/ Përfaqësues i BEI për Shqipërinë: Integrimi nis nga investimet
- Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore
- Çdo i dhjeti adoleshent në Maqedoni ka përdorur qetësues si diazepam apo lexilium
- Pakot e Vitit të Ri për fëmijë nën llupën e AUV-së, u realizuan 262 kontrolle!
- Gjorgjievski: Do të përpiqem që për Vitin e Ri të kemi edhe një këngëtar shqiptar, mjaft më me ndarje
- Mospërputhje minimale në kontrollet e AUV-së mbi sigurinë e pakove të Vitit të Ri
- Temperaturat më të ulëta janë matur në Shkup, Manastir dhe Strumicë
- PAMJET/ Shpërthimi në makinën e 39-vjeçarit në Selitën e Vogël, dy persona mbërritën me dy automjete! Njëri hodhi zbriti nga mjeti dhe… DINAMIKA


