Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.
Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.
“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani, shkruan SHENJA.
Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.
“Nuk ka më dallime pozitë opozitë. Për shkak se rregullativat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativa. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”, tha Osmani.
Data 06.06.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit
- Maksim Dimitrievski do të kandidojë sërish për kryetar të Kumanovës
- Sherri me armë zjarri mes fqinjëve në Rrogozhinë! Vetëdorëzohet në polici autori, çifti i bashkëshortëve u plagos pas konfliktit me komshiun
- “E ç’të shihja në spital…” – Flet babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Kanë dashur të fshehin ngjarjen, fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…
- Numri i të papunëve në RMV është zvogëluar për 2.3% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024
- Ngjarje e rëndë në Sarandë, 21-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë! Autori në kërkim (EMRAT)
- Të shtëna me armë zjarri, plagoset çifti i bashkëshortëve pas një konflikti mes fqinjësh
- Në Koçan nesër sërish marshohet për viktimat nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Pulse”