BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret në Maqedoninë e Veriut.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.
Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.
BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 02.11.2025
Aktuale
- Orce Gjorgjievski kaloi nën Portën “Maqedonia” në mes atmosferës festive në qendër të Shkupit
- Izet Mexhiti shpall fitoren: Sot fituan shqiptarët dhe ndryshimi!
- Ali Ahmeti: Kemi fituar me vota kombëtare, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave
- Fatmir Dehari e pranon humbjen: Rezultatet nuk janë të kënaqshme
- Haqim Ramadani: Humba zgjedhjet, por fitova zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria
- Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë: Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme
- Rezultatet e para në Dollnen: Blerim Islami në epërsi ndaj Sashko Veljanovskit
- Numërohen mbi 95% të votave në Tetovë, Kasami në epërsi prej mbi 5000 vota


