Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian kanë reaguar pas një dekalrate të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se do ta dërgojë BDI-në dhe kryetarin e sa në pension politik. Nga BDI thonë se “Mickoski e di se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka peshore që mund të mat punën, zhvillimin dhe transformimin e shtetit nga politikat reformiste pro-europiane të BDI-së dhe z. Ali Ahmeti”
“E përkujtojmë Mickoskin dhe tellallët e tij pro-rus se karriera dhe veprimtaria politike e z. Ali Ahmeti është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet. Nga dita kur është themeluar BDI, z. Ali Ahmeti nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje dhe kështu do të jetë derisa Mickoski do t’i bashkëngjitet tashmë pensionistëve si në LSDM ashtu edhe në VMRO, që dikur e dëshironin rrënimin e BDI-së dhe liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 21.05.2024
Aktuale
- Nora Istrefi tregon se a do të martohet serish
- Afrim Muçiqi ka një mesazh “S’na ka hije neve shqiptarëve me i vra gratë”
- Urdhërarresti për Netanyahun/ Reagon Joe Biden: Kërkesa e Hagës, skandaloze!
- “Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
- Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike
- Afrona Dika bëhet nuse?!
- Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm
- Zejdi: Ne kemi dëshmi, të gjithë anëtarët e KSHZ-së do të përballen me padi penale