Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka komentuar fotografinë që u shpërnda në rrjetet sociale, e ku shihet se si një hoxhë atij ia puthë dorën.
“Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh të Dollnenit për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjeksor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani. Shpresoj që të gjithë ata që janë nxituar të gjykojnë pa pasur informacion të plotë, do të kërkojnë falje ndaj zotërisë dhe ndjej keqardhje që kjo fotografi është keqinterpretuar dhe shkaktuar bezdisje për të. Le të vlerësojmë dhe respektojmë kontributin dhe qëndrueshmërinë e njerëzve si ai në shoqërinë tonë”, ka shkruar Osmani.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Arrestimi i kameramanit, Ymeri: Presidentja e ka shfrytëzuar pozitën për qëllime personale
- I riu nga Jazhinca zgjidhet këshilltar komunal në qytetin e Leverkuzenit
- Rritja e konsumit të energjisë elektrike: Çfarë na pret këtë dimër?
- Grabitet një market, autori me precedent penal vjedh një shumë parash! Publikohen pamjet kur i riu futet në dyqan
- Bujar Osmani: Me kandidaturën në Çair, Mexhiti përpiqet ta shpëtojë karrierën e tij politike, por nuk do t’i mashtrojë çairasit
- Mile Janakieski bëhet bashkëpronar i “Smart Invest Group”, konsorcium ndërtimor me fond 30 milionë euro
- “Pinë alkool së bashku, pastaj e rrahën për vdekje”, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Shkup
- I riu zhduket nga banesa, babai ngre alarmin në polici për fatin e të birit 22-vjeçar


