Mjafton qe te lexoni raportin e djeshëm të Freedom House- organizatë amerikane- i cili ashpër kritikon përzierjen e politikës në gjyqësor, zgjedhjen e prokurorëve me ndikim të politikës, apo ndryshimet e Kodit penal me qëllim që ti shpëtojnë nga burgu Gruevskin, Mijallkovin dhe shokët e tyre të moçëm. Nëse ky raport nuk ju mjafton, atëherë lexoni anketën e sotme të EUROTHINK, e cila konstaton se institucionet me besimin më të ulët në shtet janë pikërisht, Prokuroria dhe Gjyqësori!
Të dashur banorë të Çairit, dita e zgjedhjeve po afron. Çairi gjithmonë ka ditur të radhitet në anën e drejtë të zhvillimeve politike të shqiptarëve të Maqedonisë së veriut. Këtë pjekuri politike, përmes votës, në ditën e zgjedhjeve do ta marrin si mesazh edhe Gebelsi i BDI-së bashkë me megafonët dhe piunët e tij. Deri atëhere, ruani qetësine dhe kini durim – ia VLEN”, ka shkruar Mexhiti. (INA)