Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ka hedhur poshtë tendencat për ta zbehur diplomacinë e tij në favor të Republikës së Kosovës. Ai mbrëmë në debat me panelistë, në këtë drejtim tha:
“Më kujtohet,… mund ta pyetni z.Kurti. Në takimin që e kam pasur me të në Prishtinë, i kam thënë, prej sot ti e ke edhe një Ministër të Jashtëm, një zë shtesë në qendrat e vendimmarrjes. Dhe kështu ka qenë perspektiva ime. Nuk e kam bërë vetëm si shqiptarë, por si Ministër i Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet rrumbullakimin e shtetformimit të Kosovës. Se ne jemi të interesuar më së tepërmi stabiliteti, njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO e stabilizon Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është pak edhe interes i jonë kombëtarë shtetëror”.
Kryediplomati Osmani është kandidat i Frontit Europian për president të vendit.
Data 24.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Qeveria vendosi të blejë 100 autoambulanca
- Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet
- Hardhucat dhe profiterët sezonal!
- Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike, droga shpërndahej me taksi apo me motorë picash! Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak
- Nevzat Bejta: Gostivari nuk ishte udhëhequr në interes të qytetarëve, por në interes të Taravarit
- Qeveria do t’i dhurojë Postës së Maqedonisë 100 automjete
- “Rituale të vogla – shpresa të mëdha me lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore”
- Taravari kundër akuzave të Bejtës: Shpifje dhe fabrikime politike


